✕
Trajtim ortodontik me aligners
Trajtim ortodontik me aparat fiks
Trajtim ortodontik me aparat estetik
All-on-4 / All-on-6 me implante dentare
Rezervo një konsultë falas+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

Home / Shërbimet / Stomatologji estetike
E-max është një qeramikë prej disilikati litiumi, e njohur për transparencën natyrale dhe rezistencën e lartë. Fasetat dhe kurorat E-max janë zgjedhje ideale për rezultate estetike afatgjata, veçanërisht te dhëmbët e përparmë.
Pas planifikimit dhe përgatitjes së dhëmbëve, punimet realizohen me porosi në laborator dhe përshtaten me kujdes për ngjyrën, formën dhe kafshimin. Eksperienca jonë në protetikën fikse na lejon ta ndjekim çdo punim deri në detaj.
Trajtimi përfundon zakonisht në 2–3 seanca brenda 1–2 javësh.
Për dhëmbët me ngjyrë që nuk përmirësohet me zbardhim, me formë ose përmasa të parregullta, me hapësira, me konsumim ose me mbushje të mëdha, kryesisht te dhëmbët e përparmë.
Me higjienë të mirë dhe kontrolle të rregullta, punimet E-max zgjasin zakonisht shumë vite.
Për fasetat përgatitja është e vogël dhe kufizohet te sipërfaqja e përparme e dhëmbit. Për kurorat, përgatitja përfshin të gjithë dhëmbin.
Faseta mbulon sipërfaqen e përparme dhe zgjidhet kur dhëmbi është i shëndetshëm. Kurora mbulon të gjithë dhëmbin dhe zgjidhet kur ai është i dëmtuar ose i dobësuar.
Rezervo një konsultë falasNa kontaktoni
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas© 2026 Happy Dent Center · NIPT: K92326014R. Të gjitha të drejtat të rezervuara. · Politika e privatësisëDesigned & Developed by: Dweb StudioTë gjitha materialet dhe elementet grafike në këtë website janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ato nuk mund të kopjohen ose të përdoren, as plotësisht dhe as pjesërisht, pa leje paraprake.
Na shkruani në WhatsApp