✕
Trajtim ortodontik me aligners
Trajtim ortodontik me aparat fiks
Trajtim ortodontik me aparat estetik
All-on-4 / All-on-6 me implante dentare
Rezervo një konsultë falas+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

Home / Shërbimet / Implante dentare
Kurora mbi implant është pjesa e dukshme e dhëmbit të ri. Ajo punohet me porosi dhe fiksohet mbi implant, duke rikthyer pamjen dhe funksionin e dhëmbit që mungon.
Protetika mbi implante është një nga pikat tona më të forta. Falë ndërthurjes së përvojës mjekësore me punën në laborator, e ndjekim çdo kurorë nga masat deri te përshtatja përfundimtare, me vëmendje të veçantë për estetikën dhe kafshimin.
Pasi implanti është integruar me kockën, kurora realizohet zakonisht në 2–3 seanca brenda 1–2 javësh.
Për pacientët që kanë një implant të integruar dhe kanë nevojë për dhëmbin përfundimtar, si dhe për ata që duhet të zëvendësojnë një kurorë të vjetër ose të dëmtuar mbi implant.
Kurora mund të fiksohet me vidë ose me çimento. Mënyra zgjidhet sipas pozicionit të implantit dhe kërkesave estetike.
Njësoj si për një dhëmb natyral: larje dy herë në ditë, pastrim mes dhëmbëve dhe kontrolle të rregullta. Mishi rreth implantit duhet mbajtur i shëndetshëm.
Kurora punohet sipas ngjyrës dhe formës së dhëmbëve tuaj, me synimin që të përshtatet natyrshëm me ta.
Rezervo një konsultë falasNa kontaktoni
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas© 2026 Happy Dent Center · NIPT: K92326014R. Të gjitha të drejtat të rezervuara. · Politika e privatësisëDesigned & Developed by: Dweb StudioTë gjitha materialet dhe elementet grafike në këtë website janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ato nuk mund të kopjohen ose të përdoren, as plotësisht dhe as pjesërisht, pa leje paraprake.
Na shkruani në WhatsApp