Happy Dent Center – klinikë dentare në Tiranë Rezervo një konsultë falas

EN

☰
✕

Stomatologji e përgjithshme

Konsultë paraprake

Pastrimi i gurëzave

Mbushjet e dhëmbëve

Endodonci

Ekstraktimi i dhëmbëve

Proteza dentare

Urat dentare

Kurora dentare

Dentistri Pediatrike

Stomatologji estetike

Zbardhim Profesional

Smile Makeover

Faseta kompoziti

Faseta dhe kurora E-max

Ortodonci

Trajtim ortodontik me aligners

Trajtim ortodontik me aparat fiks

Trajtim ortodontik me aparat estetik

Kirurgji

Rezeksion Apikal

Ekstraksion kirurgjikal

Implante dentare

Implante

Kurora mbi implante

All-on-4 / All-on-6 me implante dentare

Të gjitha shërbimet

Rezervo një konsultë falas

+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

🌐 English

Trajtim ortodontik me aligners – Happy Dent Center

Home / Shërbimet / Ortodonci

Trajtim ortodontik me aligners

Rreth trajtimit

Alignerët janë pllaka transparente, pothuajse të padukshme, që i zhvendosin dhëmbët gradualisht drejt pozicionit të duhur. Ato hiqen gjatë ngrënies dhe larjes së dhëmbëve, prandaj janë një zgjedhje e rehatshme për adoleshentët dhe të rriturit.

Pas marrjes së masave dhe planifikimit të trajtimit, merrni një seri pllakash që ndërrohen sipas planit. Kontrollet periodike në klinikë na ndihmojnë ta ndjekim ecurinë deri në rezultatin përfundimtar.

Përfitimet

  • Pothuajse të padukshme
  • Të lëvizshme gjatë ngrënies dhe higjienës
  • Të rehatshme, pa tela dhe braketa
  • Kontroll i rregullt i ecurisë

Si zhvillohet trajtimi

  1. Konsultë, radiografi dhe marrje e masave ose skanim i dhëmbëve.
  2. Planifikim i lëvizjes së dhëmbëve, hap pas hapi.
  3. Dorëzim i alignerëve dhe udhëzime për përdorimin e tyre.
  4. Kontrolle periodike dhe, në fund, mbajtës (retainer) për ruajtjen e rezultatit.

Sa zgjat

Trajtimi zgjat zakonisht 6–18 muaj, në varësi të rastit. Alignerët mbahen 20–22 orë në ditë dhe ndërrohen sipas planit të mjekut.

Për kë është i përshtatshëm

Për adoleshentët dhe të rriturit me dhëmbë të çrregullt, me hapësira ose me probleme të lehta deri mesatare të kafshimit. Për rastet më komplekse mund të rekomandohet aparati fiks.

Pyetje të shpeshta

Sa orë në ditë duhet t’i mbaj?

20–22 orë në ditë. Hiqen vetëm gjatë ngrënies, pirjes së pijeve të tjera përveç ujit dhe larjes së dhëmbëve.

A ndikojnë te të folurit?

Ditët e para mund të vëreni një ndryshim të lehtë, i cili zakonisht kalon shpejt.

Çfarë ndodh pas përfundimit të trajtimit?

Vendoset një mbajtës (retainer) që i ruan dhëmbët në pozicionin e ri. Pa të, dhëmbët kanë prirje të kthehen drejt pozicionit të mëparshëm.

Rezervo një konsultë falas

Gati për buzëqeshjen tuaj të re?

Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.

Rezervo një konsultë falas