✕
Trajtim ortodontik me aligners
Trajtim ortodontik me aparat fiks
Trajtim ortodontik me aparat estetik
All-on-4 / All-on-6 me implante dentare
Rezervo një konsultë falas+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

Home / Shërbimet / Implante dentare
Implanti dentar është një rrënjë artificiale prej titani që vendoset në kockën e nofullës dhe zëvendëson rrënjën e dhëmbit të humbur. Pasi integrohet me kockën, ai mbështet një kurorë, urë ose protezë.
Trajtimi fillon me një vlerësim të kujdesshëm të kockës dhe të shëndetit të gojës. Implanti vendoset me anestezi lokale dhe, pas periudhës së shërimit, mbi të realizohet punimi protetik përfundimtar.
Vendosja e një implanti zgjat zakonisht 30–60 minuta. Periudha e integrimit me kockën zgjat disa muaj, zakonisht 3–6. Më pas punimi protetik realizohet brenda 1–2 javësh.
Për të rriturit që u mungojnë një ose më shumë dhëmbë dhe që kanë kockë të mjaftueshme dhe mishra të shëndetshëm. Kur kocka nuk mjafton, mund të nevojitet shtim kocke. Duhani dhe diabeti i pakontrolluar e rrisin rrezikun e dështimit, prandaj vlerësohen në konsultë.
Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale. Ditët e para mund të keni ënjtje dhe shqetësim të lehtë, që mbahen nën kontroll me barnat që ju rekomandon mjeku.
Me higjienë të mirë dhe kontrolle të rregullta, implantet zgjasin shumë vite, shpesh dekada.
Zakonisht jo. Në shumicën e rasteve vendoset një zgjidhje e përkohshme derisa të realizohet punimi përfundimtar.
Rezervo një konsultë falasNa kontaktoni
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas© 2026 Happy Dent Center · NIPT: K92326014R. Të gjitha të drejtat të rezervuara. · Politika e privatësisëDesigned & Developed by: Dweb StudioTë gjitha materialet dhe elementet grafike në këtë website janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ato nuk mund të kopjohen ose të përdoren, as plotësisht dhe as pjesërisht, pa leje paraprake.
Na shkruani në WhatsApp