
Home / Pyetje të shpeshta
Po. Konsulta e parë në Happy Dent Center është falas. Gjatë saj kontrollojmë gjendjen e dhëmbëve, dëgjojmë shqetësimet tuaja dhe ju shpjegojmë mundësitë e trajtimit.
Mund të na shkruani në WhatsApp ose të na telefononi në +355 69 530 9852, si dhe të na dërgoni email në happydentcenter1@gmail.com. Do t’ju kontaktojmë për të caktuar një orar që ju përshtatet.
Shumica e procedurave kryhen me anestezi lokale, që të ndiheni sa më rehat. Para çdo hapi ju shpjegojmë çfarë do të bëjmë dhe mund të na tregoni në çdo moment nëse ndiheni në siklet ose në ankth.
Kostoja varet nga lloji i trajtimit dhe nga gjendja e dhëmbëve tuaj. Pas konsultës merrni një plan trajtimi me hapat dhe koston e secilës procedurë, të shpjeguara qartë.
Kohëzgjatja varet nga rasti. Pas vendosjes së implantit nevojitet një periudhë shërimi që ai të integrohet me kockën, dhe më pas realizohet kurora ose punimi protetik përfundimtar. Afatet e sakta i diskutojmë gjatë konsultës.
Alignerët janë pllaka transparente që hiqen gjatë ngrënies dhe larjes së dhëmbëve, ndërsa aparati fiks ngjitet mbi dhëmbë dhe rregullohet gjatë kontrolleve periodike. Gjatë konsultës ju tregojmë cila zgjidhje përshtatet më mirë me rastin tuaj.
Po. Me durim dhe me një qasje miqësore, kryejmë kontrolle, pastrime, mbushje dhe trajtime parandaluese për fëmijët, duke u shpjeguar atyre dhe prindërve çdo hap.
Jemi të hapur nga e hëna deri të shtunën, 09:00 – 20:00. Të dielën klinika është e mbyllur.
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas