✕
Trajtim ortodontik me aligners
Trajtim ortodontik me aparat fiks
Trajtim ortodontik me aparat estetik
All-on-4 / All-on-6 me implante dentare
Rezervo një konsultë falas+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

Home / Shërbimet / Stomatologji e përgjithshme
Protezat dentare zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë dhe rikthejnë aftësinë për të përtypur, për të folur qartë dhe për të buzëqeshur me vetëbesim. Ato mund të jenë të plota, kur mungojnë të gjithë dhëmbët e një harku, ose të pjesshme.
Çdo protezë realizohet sipas masave të marra në klinikë dhe përshtatet me kujdes në disa seanca. Falë laboratorit dentar dhe eksperiencës sonë në protetikë, e ndjekim punimin në çdo fazë, nga masat deri te përshtatja përfundimtare.
Realizimi i një proteze kërkon zakonisht disa seanca brenda 2–4 javësh. Periudha e mësimit me protezën e re zgjat disa javë.
Për pacientët që kanë humbur disa ose të gjithë dhëmbët e një nofulle dhe kërkojnë një zgjidhje të lëvizshme, si dhe për ata që nuk mund ose nuk dëshirojnë të vendosin implante.
Zakonisht disa javë. Në fillim të ngrënit dhe të folurit kërkojnë pak ushtrim. Nëse proteza ju shtyp ose ju lëndon, e përshtatim në klinikë.
Rekomandohet ta hiqni natën, që mishrat të pushojnë, dhe ta pastroni çdo ditë sipas udhëzimeve që ju japim.
Me kujdes të mirë, proteza zgjat disa vite. Me kalimin e kohës nofulla ndryshon, prandaj mund të nevojitet rishtresim ose zëvendësim.
Rezervo një konsultë falasRezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas© 2026 Happy Dent Center · NIPT: K92326014R. Të gjitha të drejtat të rezervuara. · Politika e privatësisëDesigned & Developed by: Dweb StudioTë gjitha materialet dhe elementet grafike në këtë website janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ato nuk mund të kopjohen ose të përdoren, as plotësisht dhe as pjesërisht, pa leje paraprake.
Na shkruani në WhatsApp