✕
Trajtim ortodontik me aligners
Trajtim ortodontik me aparat fiks
Trajtim ortodontik me aparat estetik
All-on-4 / All-on-6 me implante dentare
Rezervo një konsultë falas+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

Home / Shërbimet / Stomatologji e përgjithshme
Ura dentare është një zgjidhje fikse për zëvendësimin e një ose disa dhëmbëve që mungojnë. Ajo mbështetet në dhëmbët fqinjë ose në implante dhe nuk hiqet nga goja.
Dhëmbët mbështetës përgatiten, merren masat dhe ura punohet në laborator me materiale estetike dhe rezistente. Pas provës dhe përshtatjes, ura çimentohet në mënyrë të përhershme.
Trajtimi përfundon zakonisht në 2–3 seanca brenda 1–2 javësh.
Për pacientët që u mungojnë një ose disa dhëmbë radhazi dhe që kanë dhëmbë fqinjë të shëndetshëm ose implante që mund ta mbështetin urën.
Ura kërkon përgatitjen e dhëmbëve fqinjë, ndërsa implanti nuk i prek ata dhe ndihmon në ruajtjen e kockës. Zgjedhja varet nga gjendja e dhëmbëve, e kockës dhe nga nevojat tuaja. E diskutojmë së bashku në konsultë.
Përveç furçës, nevojitet pastrim nën urë me fill të posaçëm ose me furça interdentare. Ju tregojmë teknikën në klinikë.
Me higjienë të mirë dhe kontrolle të rregullta, urat zgjasin zakonisht shumë vite. Jetëgjatësia varet nga shëndeti i dhëmbëve mbështetës.
Rezervo një konsultë falasRezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas© 2026 Happy Dent Center · NIPT: K92326014R. Të gjitha të drejtat të rezervuara. · Politika e privatësisëDesigned & Developed by: Dweb StudioTë gjitha materialet dhe elementet grafike në këtë website janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ato nuk mund të kopjohen ose të përdoren, as plotësisht dhe as pjesërisht, pa leje paraprake.
Na shkruani në WhatsApp