Happy Dent Center – klinikë dentare në Tiranë Rezervo një konsultë falas

EN

☰
✕

Stomatologji e përgjithshme

Konsultë paraprake

Pastrimi i gurëzave

Mbushjet e dhëmbëve

Endodonci

Ekstraktimi i dhëmbëve

Proteza dentare

Urat dentare

Kurora dentare

Dentistri Pediatrike

Stomatologji estetike

Zbardhim Profesional

Smile Makeover

Faseta kompoziti

Faseta dhe kurora E-max

Ortodonci

Trajtim ortodontik me aligners

Trajtim ortodontik me aparat fiks

Trajtim ortodontik me aparat estetik

Kirurgji

Rezeksion Apikal

Ekstraksion kirurgjikal

Implante dentare

Implante

Kurora mbi implante

All-on-4 / All-on-6 me implante dentare

Të gjitha shërbimet

Rezervo një konsultë falas

+355 69 530 9852InstagramE Hënë – E Shtunë: 09:00 – 20:00

🌐 English

Senada Çaçi – Happy Dent Center

Home / Stafi / Senada Çaçi

Senada Çaçi

Senada Çaçi – Mjeke Stomatologe – Happy Dent Center

Themeluese · Mjeke Stomatologe · Ortodonci

Senada Çaçi

Senada Çaçi është mjeke stomatologe dhe bashkëthemeluese e Happy Dent Center, klinikë me mbi 20 vjet përvojë në stomatologji.

Happy Dent Center – klinikë dentare në Tiranë

Profili profesional

2012 · Diplomuar në Mjekësi Stomatologjike · Albanian University

Specializim 3-vjeçar · Ortodonci · Albanian University

Eksperiencë disa vjeçare në stomatologji të përgjithshme, me eksperiencë të veçantë në Endodonci.

Bashkëthemeluese e Happy Dent Center

Qasja profesionale

Përkujdesje deri në detaje

Empati

Natyralitet

Qasje e personalizuar ndaj çdo pacienti, e bazuar në kujdes, komunikim dhe besim.

Rreth Dr. Senadës

Për mua, stomatologjia është më shumë se një profesion. Është një punë që kërkon njohuri, saktësi dhe përkushtim, por mbi të gjitha kërkon të kuptosh personin që ke përballë.

Gjatë viteve të praktikës kam mësuar se një rezultat i mirë nuk varet vetëm nga trajtimi, por edhe nga mënyra se si pacienti ndihet gjatë gjithë procesit.

Empatia, përkujdesja deri në detaje dhe prirja për natyralitet e origjinalitet janë pjesë e mënyrës sime të punës.

Besoj se çdo pacient është unik dhe se trajtimi duhet të përshtatet me të. Për këtë arsye, i kushtoj rëndësi të veçantë dëgjimit, komunikimit dhe krijimit të një marrëdhënieje të bazuar në besim.

Për mua, një trajtim i suksesshëm nuk është vetëm një rezultat i bukur. Është edhe ndjesia e pacientit se ka qenë në duar të sigurta.

Si më përshkruajnë

Nga pacientë, kolegë dhe miq, disa cilësi përsëriten vazhdimisht:

Empatike dhe e kujdesshme me njerëzit me të cilët punon.

Detajiste dhe e përkushtuar në çdo punë që bën.

E duruar dhe këmbëngulëse në ndjekjen e çdo trajtimi.

E qetë në komunikim dhe veçanërisht delikate në marrëdhënien me stafin.

Krijon siguri dhe besim duke i bërë pacientët të ndihen të qetë dhe të mirëkuptuar.

Natyrale dhe autentike pa pasur nevojë të krijojë një imazh artificial.

Një nga përshkrimet më të bukura:

“Senada ma hoqi fobinë.”

Filozofia

E bukura që ndihet, jo vetëm duket.

Për mua, një buzëqeshje e bukur duhet të jetë në harmoni me personin që e mbart. Qëllimi nuk është thjesht të ndryshojmë një buzëqeshje, por të ruajmë individualitetin dhe natyralitetin e saj.

Dy rrugë. Një vizion.

Dy profesionistë që e kanë nisur rrugën e tyre në mënyra të ndryshme, por që u takuan në të njëjtën fushë dhe ndanë të njëjtën dëshirë: të krijojnë një mënyrë pune të bazuar në profesionalizëm, kujdes dhe besim.

Rruga e Landit nisi nga laboratori dhe vazhdoi drejt stomatologjisë.

Rruga e Senadës nisi nga stomatologjia e përgjithshme dhe vazhdoi drejt Ortodoncisë.

Eksperiencat e tyre plotësojnë njëra-tjetrën, duke bashkuar njohuritë klinike, eksperiencën laboratorike dhe kujdesin ndaj pacientit.

Gati për buzëqeshjen tuaj të re?

Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.

Rezervo një konsultë falas