
Home / Stafi / Roland Nuredini

Themelues · Mjek Stomatolog & Teknik Laboratori
Roland Nuredini është bashkëthemelues i Happy Dent Center dhe ka mbi 20 vjet përvojë në stomatologji.
Ai ndërthur përvojën si mjek me formimin si laborant dentar, studimet për të cilin i ka kryer në Greqi. Ky kombinim i njohurive klinike dhe laboratorike i mundëson të ndjekë trajtimin nga planifikimi deri te realizimi dhe përshtatja e punimeve protetike, me vëmendje ndaj funksionit, estetikës dhe përshtatjes së tyre.

Protetika fikse
Protetika mbi implante
Kurora dhe ura dentare
Mjek stomatolog
Laborant dentar – studimet e kryera në Greqi
Mbi 20 vjet përvojë në stomatologji
Bashkëthemelues i Happy Dent Center
1999–2002 · Studime për Teknik Laboratori · Chalandri, Athinë
Pas përfundimit të studimeve në Greqi, Landi u rikthye në Tiranë, ku krijoi aktivitetin e tij profesional dhe hapi laboratorin e tij dentar.
Me dëshirën për të zgjeruar njohuritë dhe për t’iu afruar më tej profesionit të stomatologjisë, vazhdoi studimet në Stomatologji.
Rruga e tij drejt stomatologjisë nisi edhe nga një figurë shumë e rëndësishme në jetën e tij: dajua i tij, mjek stomatolog, pedagog universitar dhe dekan.
Gjatë një konference në Athinë, ai dalloi prirjen e Landit dhe i kërkoi të vizatonte një dhëmb. Një moment i vogël që u bë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Landi karakterizohet nga:
Përkushtimi
Puna e palodhur
Përgjegjshmëria
Korrektësia
Kujdesi ndaj detajeve
Eksperienca e tij në laborator dhe më pas në stomatologji i ka dhënë një këndvështrim të veçantë ndaj punës dentare, duke bashkuar anën teknike me atë klinike.
Për të, çdo pacient dhe çdo trajtim kërkojnë vëmendje, saktësi dhe përkushtim.
Dy profesionistë që e kanë nisur rrugën e tyre në mënyra të ndryshme, por që u takuan në të njëjtën fushë dhe ndanë të njëjtën dëshirë: të krijojnë një mënyrë pune të bazuar në profesionalizëm, kujdes dhe besim.
Rruga e Landit nisi nga laboratori dhe vazhdoi drejt stomatologjisë.
Rruga e Senadës nisi nga stomatologjia e përgjithshme dhe vazhdoi drejt Ortodoncisë.
Eksperiencat e tyre plotësojnë njëra-tjetrën, duke bashkuar njohuritë klinike, eksperiencën laboratorike dhe kujdesin ndaj pacientit.
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas