
Home / Rreth nesh
20+
Vjet eksperiencë
20
Profesionistë në ekip
21
Shërbime dentare
Happy Dent Center është një klinikë dentare e themeluar nga Roland Nuredini dhe Senada Çaçi, me mbi 20 vjet eksperiencë në fushën e stomatologjisë. Gjatë këtyre viteve, jemi përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve dentare cilësore, duke vendosur në qendër të punës sonë kujdesin, nevojat dhe kërkesat e çdo pacienti.
Një nga pikat tona më të forta është protetika fikse dhe protetika mbi implante, përfshirë kurorat dhe urat dentare. Kjo mbështetet në eksperiencën e Roland Nuredinit, i cili është njëkohësisht mjek dhe laborant dentar. Studimet për laborant dentar i ka kryer në Greqi, duke ndërthurur njohuritë mjekësore me aftësitë praktike në realizimin e punimeve protetike.
Ky kombinim na lejon ta ndjekim trajtimin në çdo fazë: nga konsulta dhe planifikimi dentar deri te realizimi dhe përshtatja e punimeve protetike. I kushtojmë vëmendje të veçantë funksionalitetit, estetikës dhe përshtatjes së tyre me nevojat e pacientit.
Në Happy Dent Center ofrojmë shërbime të stomatologjisë së përgjithshme, stomatologjisë estetike, ortodoncisë, kirurgjisë orale dhe implanteve dentare. Nga kujdesi i përditshëm për shëndetin e dhëmbëve te trajtimet për rikthimin e funksionit dhe estetikës së buzëqeshjes, synimi ynë është t’i ofrojmë çdo pacienti kujdes të personalizuar.

Çdo procedurë kryhet në një mjedis të kontrolluar dhe të sterilizuar, sipas protokolleve më të rrepta.
Mjekë stomatologë me përvojë dhe specializime, të përkushtuar ndaj çdo pacienti.
Pajisje moderne diagnostikuese dhe trajtimi për rezultate të sakta dhe të qëndrueshme.
Rezervoni një konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi.
Rezervo një konsultë falas